Policia e Korçës në bashkëpunim me Policinë e Tiranës dhe njësinë "FAST Albania" kanë arrestuar një 33-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Në kuadër të operacionit të koduar "Wanted" është vënë në pranga shtetasi Daniel Hajro, Banues në Korçë, pasi dyshohet se para dy vitesh ka tentuar të vrasë një person për hakmarrje në Gjermani dhe ka plagosur rëndë një tjetër.
"Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 17.09.2022, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Vrasja me paramendim", kryer për hakmarrje, mbetur në tentativë dhe "Plagosja e rëndë me dashje", në lidhje me një ngjarje të ndodhur më datë 18.05.2020, në një lokal në Gjermani, ku 33-vjeçari ka tentuar të vrasë me armë zjarri një person dhe ka plagosur rëndë një tjetër." thuhet në njoftimin e Policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.