EMRI/ Grabiti rreth 2 mln lekë xhiro ditore të një biznesi, aventura nuk zgjat shumë, kapet bashkë me paratë

24 September 2022, 19:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRI/ Grabiti rreth 2 mln lekë xhiro ditore të një biznesi,
I arrestuari dhe paratë

Një 28-vjeçar ka grabitur xhiron ditore të një biznesi sot në lagjen “15 Tetori” të Fierit, por "aventura" e tij nuk ka zgjatur shumë pasi është kapur pak më vonë nga Policia së bashku me paratë.

Në pranga është vënë shtetasi Valentino Dane, banues në Patos, i cili akuzohet për veprën penale “Vjedhja”.

"Gjatë kontrollit personal, të arrestuarit iu gjetën dhe iu sekuestruan shumat e parave të vjedhura, 800 euro dhe 75 000 lekë." thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.


Video