Shkoi për piknik me shokët, 19-vjeçari rrëzohet nga shkëmbi në Dibër

27 December 2023, 20:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shkoi për piknik me shokët, 19-vjeçari rrëzohet nga
Foto ilustruese

Një 19-vjeçar është plagosur rëndë ditën e sotme pasi është rrëzuar aksidentalisht nga një shkëmb.

Policia thotë se ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Rrasa e zezë”, në njësinë administrative Selishtë, ku shtetasi K.B., kishte shkuar për piknik sëbashku me shokët e tij shtetasit A.M, M.Ll, E.B dhe E.B.

Gjatë kohës që shtetasit e lartpërmendur kanë qenë duke u kthyer nga pikniku, dyshohet se aksidentalisht shtetasi K.B., 19 vjeç, është rrëzuar nga shkëmbi dhe për pasojë ka pësuar lëndime trupore.

I dëmtuari është dërguar në spital dhe po trajtohet me ndihmë mjekësore.


Video