Një arsenal armësh është gjetur në Gramsh.
Vox News mëson se disa të rinj kanë gjetur një sasi të madhe granatash dhe arka të konsiderueshme me fishekë në zonën e Çekrezit.
Të rinjtë kanë njoftuar menjëherë policinë e cila është nisur me urgjencë në vendngjarje.
Dyshohet se armatimi i gjetur të jetë i periudhës së viteve 97' në zonën e Çekrezit në periferi të Gramshit, ku ndodhen edhe tunele të cilat kanë qenë të tejmbushura me armatime.
Mësohet se armët janë gjetur në kasollen me gurë të Kadri Çekrezit, i cili nuk jeton më.
Më konkretisht, në kasolle janë gjetur:
1. Rreth 50 granata dore mbrojtëse,
2. 17 granata sulmuese,
3. Rreth 30-40 granata dore me bisht druri
4. Një sasi ndezësash të futur në kuti plastike
5. 200-300 fishekë kallashnikovi
6. Një sasi fishekësh 7.62 mm
Pas sekuestrimit të arsenalit dhe pas hetimeve policia do të japë detaje zyrtare.
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.