"Ika me dëshirë", 15-vjeçarja në Korçë që u ‘zhduk’ nga shtëpia!

27 December 2023, 14:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Ika me dëshirë", 15-vjeçarja në

Babai i një vajze 15 vjeç në Korçë denoncoi zhdukjen e vajzës së tij që prej datës 24 dhjetor.

Shtetasi me iniciale M.T 56-vjeç deklaroi në polici se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihej adresa e saj.

Ndërkohë që pas disa orë kërkimesh policia ka arritur ta gjejë teksa 15-vjeçarja ka deklaruar se është larguar me dëshirë nga shtëpia.

"Në vijim të informacionit të mësipërm, i cili bën fjalë për largimin nga banesa të një 15-vjeçareje nga fshati Drenovë, Korçë, ju informojmë se kjo shtetase është gjetur dhe ka deklaruar se është larguar me dëshirën e saj nga banesa", bën me dije policia.


Video