VIDEO-LAJM/ Faturinoja zbret nga autobusi, lë punën dhe i bashkohet protestës!

27 December 2023, 09:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO-LAJM/ Faturinoja zbret nga autobusi, lë punën dhe i bashkohet
Faturinoja

Qindra qytetarë janë mbledhur para Gjykatës së Lartë, aty ku Sali Berisha ka thirrur protestë.

Protestës i është bashkuar edhe një faturino, e cila ka lënë punën për të protestuar me opozitën.

Video e marrë nga tch:

Ndërkohë Gjykata e Lartë është rrethuar nga qindra forca policie, ndërsa protestuesit kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve.

Gjykata e Lartë do të vendosë mëngjesin e së mërkurës për rrugën që do t’i japë çështjes së kujt i përket vula dhe simbolet e Partisë Demokratike.

Në Dhomë Këshillimi do të shqyrtohet kërkesa e paraqitur prej mbështetësve të Berishës, sipas të cilëve, në fuqi duhet të jetë vendimi i Shkallës së Parë, ku Agron Zhukri të drejtën ia la Kuvendit të 11 dhjetorit të “Rithemelimit”.


Video