Zbardhet kërkesa e SPAK / Berisha në “arrest shtëpie” me polic te dera dhe asnjë komunikim me jashtë

26 December 2023, 16:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zbardhet kërkesa e SPAK / Berisha në “arrest shtëpie”
Ish-kryeministri Sali Berisha

SPAK ka kërkuar që Sali Berisha të kryejë masën “arrest në shtëpi”, në banesën e tij në rrugën “Mustafa Matohiti” në Tiranë.

E njohur ndryshe si “Rruga e Salës”, apo me emrat e lokaleve që ndodhen aty pranë, apartamenti është shtëpia ku Berisha ka jetuar prej vitesh në Tiranë.

Gjithashtu, sipas kërkesës së SPAK, Berisha do të ruhet me policë te dera e shtëpisë, si dhe do t’i ndalohet komunikimi me jashtë, përveç familjarëve të afërm të tij.

Vendimi për masën ndaj Berishës pritet të merret ditën e nesërme në GJKKO.

Zbardhet kërkesa e SPAK / Berisha në “arrest shtëpie”
Kërkesa e SPAK për masën ndaj Berishës

Video