Shqiptari kapet me 2 kg kokainë në Itali

27 December 2023, 17:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shqiptari kapet me 2 kg kokainë në Itali
Foto ilustruese

Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar, të kapur në flagrancë me 2 kg kokainë.

Si pjesë e një kontrolli midis San Benedetto del Tronto dhe Ascoli Piceno, një patrullë, e përbërë gjithashtu nga qeni ushtarak si dhe një qen nuhatës droge, ndaloi një makinë “Jeep Renegade” me një burrë dhe një grua në bord.

Gjatë verifikimit të dokumenteve të qarkullimit dhe drejtimit të automjetit, qeni “Denzel” tërhoqi vëmendjen e mbajtësit të tij duke treguar për praninë e mundshme të një lënde narkotike.

Policia ka kryer kontroll të detajuar në makinë dhe ka gjetur të fshehura në mënyrë të përshtatshme mbi 2 kg kokainë, së bashku me para cash, po ashtu të fshehura, në vlerë prej 12 mijë e 290 euro.

Shqiptari kapet me 2 kg kokainë në Itali


Video