Sherr për parkimin, raportohet për tre të vdekur dhe një të plagosur në Tetovë

27 December 2023, 15:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sherr për parkimin, raportohet për tre të vdekur dhe një
Foto nga vendi i ngjarjes

Tre persona dyshohet se janë vrarë në fshatin Çellopek të Komunës së Bërvenicës.

Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite. Sipas informacioneve jo zyrtare një person është i plagosur dhe është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës.

Nga raportimet paraprake, ai dyshohet që të jetë edhe autori i këtij akti të rëndë të vrasjes së trefishtë. Dyshohet se konflikti ka nisur pas sherrit për vendin e parkingut.

Në vendin e ngjarjes janë shumë forca të mëdha policore, kurse MPB pritet të japë edhe variantin zyrtar si ka ndodhur tragjedia.


Video