Shkëputja e ashensorit të QSUT-së, ndërron jetë në spital e moshuara

21 May 2022, 13:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shkëputja e ashensorit të QSUT-së, ndërron jetë në
Siguria e ashensorëve është kthyer në një problem në Shqipëri së fundmi disa persona për shkak të defekteve të rënda

Ka ndërruar jetë e moshuara 80-vjeçare, e cila mbeti e dëmtuar disa ditë më parë pas shkëputjes së ashensorit të QSUT-së dhe bllokimit të tij në katin e parë. 

Sipas Fax News e moshuara ka ndërruar jetë nga trompoza. E moshuara kishte marrë fraktura në kafkë nga mbyllja e derës së ashensorit. Bashke me të në ashensor ndodhej dhe punonjësi që merrej me mbajtjen e barrelës së të sëmurit, i cili pësoi dëmtime në këmbë. 

Ata mbetën të bllokuar aty deri sa u nxorrën nga forcat zjarrfikëse dhe më pas u dërguan me urgjencë tek spitali i Traumës, ku e moshuara nuk ka arritur t'ju mbijetojë plagëve të marra.

Lidhur me këtë ngjarje policia ka vënë nën hetim, administratorin e kompanisë “Sulollari Klima”, Ardian Sulollarin, si dhe teknikun e ashensorëve Ermal Braja. 

“Sulollari Klima” është kompani e specializuar për kondicionerë, por pak kohë më parë fitoi tenderin me vlerë 24 milion lekë me TVSH për mirëmbajtjen e ashensorëve të QSUT-së. Kompania "Sulollari Klima" duket se është ndjerë e aftë edhe për mirëmbajtjen e ashensorëve duke çuar në aksidentin e rëndë mbrëmjen e djeshme.


Video