14 "koka" të krimit nuk u arritën të kapeshin dot gjatë operacionit "Plumbi i Artë", teksa drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano bën me dije se kontrollet kanë vazhduar dhe gjatë mbrëmjes së djeshme apo mëngjesin e sotëm për kapjen e tyre.
Në një dalje për mediat, Nano tha gjithashtu se janë duke hetuar dhe nëse është dekonspiruar operacioni dhe sipas tij, nëse kjo gjë ka ndodhur, do të mbajë përgjegjësi kushdo qoftë ai.
"Ne në bashkëpunim me SPAK jemi në operacion e sipër, ne nuk kemi ndaluar pavarësisht se nuk janë bërë mediatike zhvillimet e fundit edhe sot duke u gdhirë në mëngjes dhe gjatë ditës së djeshme. Pjesa e dekonspirimit jemi duket hetuar me SPAK e agjencitë e tjera ligjzbatuese me qëllim që të jemi në një informacion të saktë se çfarë ka ndodhur e nëse diçka e tillë ka ndodhur çdo kush do mbajë përgjegjësi nëse ka dekonspiruar informacionin apo operacionin i kujtdo strukture qoftë. Operacioni në këto momente që po flasim është në zhvillim." tha Gledis Nano
14 të akuzuarit që janë në arrati:
Ervis Martinaj
Florenc Çapja
Talo Çela
Eljo (Ervis) Bitri
Festim Qoli
Alban Bengasi
Elvin Merlika
Alket Xhixha
Marjus (Suel) Lulaj (Çela)
Agron (Kamber) Mehja
Aleks Çela alias (Tom Qorri)
Agim Gjini
Mikael Qosja (Kamami) (Stefo)
Abedin Mama (Dine Çami)