120.000 euro "Dumanit" t’i vriste gruan, gjykata e Tiranës i lë kujdestarinë avokatit, Alban Bengasi

21 May 2022, 12:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
120.000 euro "Dumanit" t’i vriste gruan, gjykata e Tiranës
Alban Bengasi

Blerta Bengasi është bashkëshortja e avokatit Alban Bengasi, i cili sipas rrëfimit të Nuredin Dumanit i kishte paguar këtij të fundit për ta rrahur. Ai fillimisht i kërkoi asaj që të thyente këmbën ose krahun dhe më pas ta vriste.

Dëshmia e të penduarit të drejtësisë përkon me dhunimin e Blerta Bengas. Ish-bashkëshortja e avokatit ka denoncuar në polici se në ditët e para të janarit 2020 është dhunuar nga një person në “Rrugën e Elbasanit”. Nuredin Dumani thotë se në fillim të vitit 2020, avokati Alban Bengasi, ish-bashkëshorti i Blerta Bengasit, i ka paguar për ta rrahur. Siç shihet edhe nga pamjet, gruaja ka përfunduar në spital pasi është rrahur nga persona të paidentifikuar.

Nëna e dy djemve prej më shumë se dy vitesh endet dyerve të gjykatave për të marrë kujdestarinë e fëmijëve, babai i të cilëve është avokati, Alban Bengasi. Pas 19 vitesh martesë, Blerta Bengasi dhe bashkëshorti i saj Alban Bengasi, u divorcuan pas mosmarrëveshjeve dhe dhunës fizike.

Gjyqtarja Irena Plaku në atë kohë vendosi që kujdestaria e fëmijës t'i kalonte babait të saj, edhe pse ky i fundit ishte denoncuar për dhunë nga ish-bashkëshortja.

Një vendim skandaloz që rrëfimet e Nuredin Dumanit e përforcuan edhe më shumë. I penduari i drejtësisë tha se avokati Alban Bengasi “pi shumë mall, kokainë”. Madje ai ka ofruar 120 mijë euro për të vrarë ish-bashkëshorten.

Alban Bengasi i shpallur në kërkim nga SPAK, jo vetëm që ka pasur kujdestarinë e fëmijëve edhe pse sipas dëshmive dhe dëshmive të ish-bashkëshortes ka qenë i dhunshëm, por as nuk e ka lejuar Blerta Bengasin të takohet me dy djemtë. * Shikoni historinë e saj të plotë, dy vjet më parë. Nuk dihet nëse ky vendim do të ndryshojë pas këtyre skandaleve që kanë të bëjnë me avokatin, Alban Bengasi. 


Video