Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Policia e Rendit dhe ajo e qarkullimit rrugor në Fier po kryejnë këtë të premte kontrolle intensive në çdo automjet që kanë xhama të zinj si edhe kontrolle për përdoruesit e alkoolit.
Sipas burimeve pranë policisë së Fierit, kontrollet po bëhen në kuadër të një aksion tre ditor që do të ketë në objektiv gjithë shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor, në veçanti përdoruesit e alkoolit dhe personat që lëvizin me automjete të dyshimta.
Po këto burime thanë se masat e shtuara janë si përgjigje e aksidenteve ditët e fundit në Fier.
Aksidenti i mbrëmjes së sotme në kthesën e Pojanit e ka detyruar policinë e Fierit të dalë në kontrolle te befasishme në të gjitha akset rrugore.