Dhjetra udhëtarë shqiptarë kanë mbetur pasditen e sotme prej disa orësh të bllokuar në një avion në një aeroport të Gjermanisë. Ata do duhet të niseshin në orën 15:35 nga Hamburgu drejt Tiranës, por nisja nuk është bërë në orar.
Udhëtarët tregojnë se kanë mbetur të bllokuar në avionin e kompanisë ‘Wizz Air’, ndërsa nuk iu jepet asnjë sqarim mbi situatën në fjalë. Gjithashtu udhëtarët ankohen se kanë paguar nga 65 euro për valixhet, teksa gjatë kohës së qëndrimit të bllokuar nuk ju kanë dhënë as ujë.
“Po presim prej disa orësh që të nisemi. Nuk na japin shpjegime. Kemi tre orë që presim, as ujë nuk na japin. Nisja nga Hamburg, e planifikuar në orën 15:35. U futëm në avion në orën 16:40. Në orën 19:00 na thanë që do presim akoma. Na morën 80 euro se nuk kishim bërë check in on linë. Po ashtu na morën 65 euro për valixhen”, tha një prej shqiptarëve të bllokuar në këtë avion për "News 24"