"Kënaqemi me jonxhe në panaire koti", Braçe revoltohet me Krifcën dhe Ballën: A jeni në terezi?

20 May 2022, 21:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Kënaqemi me jonxhe në panaire koti", Braçe
Erjon Braçe, Balla dhe Krifca

Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka reaguar i revoltuar, pasi ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca dhe Taulant Balla u shfaqën në një panair bujqësie të organizuar në Lushnjë.

Në një postim në rrjetet sociale, Braçe i konsideron ato si panaire koti, pasi sipas tij ato nuk prodhojnë bukë e ushqim. Braçe shton më tej se e gjithë bota po dridhet, ndërsa ne kënaqemi me jonxhe në panaire koti. 

Deputeti socialist shkruan se i gjithë bota i është kthyer prodhimit vendas, fshatit e bujqësisë, ndërsa ne i bëjmë fshatit panaire.

Reagimi i plotë:

DEGJON KUSH NE KETE VEND? DO VIJOJME ME PANAIRE KOTI APO DO PRODHOJME PER BUKE E USHQIM?
Gjithe bota po dridhet nga KATASTROFA E USHQIMIT! Ne kenaqemi me JONXHEN NE PANAIR! Eeej a jeni ne terezi apo jo?
Lexoni e degjoni;
Lufta e nje fashisti po sjell nje dem afatgjate mbi ushqimin, tregjet e dritherave dhe farerave vajore, JETIKE!
Dhe kjo eshte goditja e trete;
Pandemia, Ndryshimet Klimatike, LUFTA! Gjithe bota i eshte kthyer prodhimit vendas se pari, fshatit e bujqesise; NE? NE I BEJME FSHATIT PANAIRE! Nuk di! Buka, ushqimi nuk behet ne panaire por ne fusha dhe ne kohen e vet! Urdheroni, eshte koha e MISRIT; KEMI SHTUAR NDONJE DYNYM APO VITIN TJETER? DHE VITI TJETER PER MISRIN NIS NE MAJ! Kaq rende jemi!


Video