E rëndë në qarkun e Fierit, gjenden të varur 2 persona

21 May 2022, 10:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E rëndë në qarkun e Fierit, gjenden të varur 2 persona
Ambulanca

Dy persona janë gjetur të vetëvarur nga familjarët e tyre, pasi vuanin nga depresioni. Bëhet fjalë për një grua 53 vjeçe në Lushnjë dhe një burrë 88 vjeç në Divjakë.

“Në fshatin Karbunarë, Lushnjë, është gjetur nga familjarët saj, e vetëvarur, shtetasja F. R., 53 vjeçe, e cila dyshohet se vuante nga depresioni. 

Në fshatin Gradishtë, Divjakë, është gjetur nga familjarët e tij, i vetëvarur, shtetasi S. B., 88 vjeç, i cili vuante nga depresioni”, njofton Policia e Fierit. Ndërkohë, në Ardenicë një fermer duke punuar tokën ka gjetur kocka si ato të njeriut.

“Në fshatin Ardenicë, Lushnjë, shtetasi A. H., 55 vjeç, duke punuar në tokat e tij, ka gjetur pjesë kockash si ato të eshtrave të njeriut, të cilat i përkasin një periudhe të hershme. Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme laboratorike”, njoftimi i policisë.

Viktimat janë gjetur të pajetë nga ana e familjarëve, ndërsa dyshohet se në të dy rastet kemi të bëjmë me depresionin si shkak i vetëvrasjeve.

 

 


Video