Flamuri i LGBTIQ mbulon kryeministrinë, aktivistja thirrje Ramës: S’ke ardhur asnjëherë (Video)

21 May 2022, 12:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Flamuri i LGBTIQ mbulon kryeministrinë, aktivistja thirrje Ramës:
Edi Rama

Kryeqyteti është “veshur” sot me ngjyrat e ylberit. Me moton “Ne jemi familje”, dhjetëra anëtarë të komunitetit LGBTQI po mbajnë “Paradën e krenarisë”.

Gjatë marshimit aktivistët bënë një ndalesë në kryeministri dhe pasi mbuluan shkallët e ndërtesës me flamurin e LGBTI, aktivistja Xheni Karaj i bëri thirrje Ramës të bashkohej me ta.

Aktivistët e komunitetit mbuluan shkallët e kryeministrisë me flamurin e tyre. Aktivistja e njohur, Xheni Karaj i bëri thirrje Ramës të shkollë në marshim dhe t’i mbështesë.

“Kemi 10 vite që bëjmë parada dhe nuk ka ardhur asnjëherë. Asnjëherë s’ka thënë që është mbështetës i komunitetit LGBTI”, tha ajo.

Video e marrë nga Report:

 


Video