Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Policia ka përfunduar kontrollin tek anija “Unistream”, ku u gjet një sasi kokain e fshehur brenda qymyrit. Mësohet se në total janë sekuestruar 59 kg kokainë.
Droga u kap pak ditë më parë gjatë skanimit në portin e Durrësit, në një anije që vinte nga Kolumbia e ngarkuar me qymyr.
Lidhur me këtë operacion deri më tani nuk është arrestuar asnjë person. Ekuipazhi i anijes u mor në pyetje dhe më pas u la i lirë.
Mësohet se qymyri ishte porositur nga një kompani turke që operon në Shqipëri.