Shkatërrohet grupi kriminal në Spanjë, 14 të arrestuar mes tyre dhe shqiptarë

10 July 2022, 22:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shkatërrohet grupi kriminal në Spanjë, 14 të arrestuar mes
Policia spanjolle

Një operacion antidrogë ndaj një grupi kriminal në Spanjë ka çuar në arrestimin e 14 personave mes të cilëve dhe shqiptarë.

Sipas mediave të huaja, grupi kriminal ishte i specializuar në kultivimin dhe trafikimin e marijuanës në zonën e Camp de Tarragona, ndërkohë janë kryer nëntë kontrolle në ndërtesa industriale dhe shtëpi. 

Elperiodico shkruan se arrestimet janë bërë nga Divizioni i Hetimit Kriminal (DIC) i policisë katalanase më 5 korrik, por lajmi  është bërë me dije këtë të dielë.

Të arrestuarit nga mosha 20 deri në 51 vjeç, akuzohen për krime kundër shëndetit publik, që i përkasin një grup kriminal dhe mashtrim me energjinë elektrike.

Policia gjeti gjashtë ndërtesa në të cilat grupi kishte plantacione kanabisi, ku kishin bërë lidhje të paligjshme me sistemin elektrik për të shmangur pagesën e faturave të larta të energjisë.

Plantacionet ndodheshin në komunat Tarragona, Querol, Vic, l'Ametlla de Mar, Vandellòs i l'Hospitalet de l'Infant dhe Mont-roig del Camp.

Në total janë gjetur mbi 2600 bimë marihuanë në faza të ndryshme të rritjes dhe 54 kilogramë sytha të përgatitur për shpërndarje , si dhe 21 mijë euro cash dhe një numër i madh aparatesh që përdoren për kultivimin intensiv të drogës.

Hetimi për këtë rast, kanë nisur në fund të vitit të kaluar nga informacionet e marra në komisariatin e Salou për një grup personash që kultivonin dhe shpërndanin sasi të mëdha marijuanë.  

Në hetimin e çështjes së quajtur “Koman” , u konstatua se drejtuesit e grupit përdornin bashkatdhetarët shqiptarë, për t'u kujdesur dhe monitoruar intensivisht plantacione në ndërtesa industriale apo shtëpi që ndodheshin në zona me pak lëvizje.


Video