"Kur dashuron më shumë seç duhet, lëndohesh", tentoi të vrasë ish-gruan, çfarë shkruante i riu në rrjetet sociale

10 July 2022, 15:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Kur dashuron më shumë seç duhet, lëndohesh",
Kleo Hysi

34-vjeçari Kleo Hysi u arrestua sot nga Policia e Sarandës, pasi tentoi të vriste ish-bashkëshorten e tij, shtetasen F.Ç. 31 vjeçe dhe bashkëjetuesin e saj, shtetasin I. J., 55 vjeç.

Siç duket i riu e ka dashur shumë ish-gruan e tij, me të cilën ka dhe dy fëmijë, respektivisht 9 dhe 13-vjeç, dhe është lënduar shumë nga bashkëjetesa e saj me një person tjetër. Kjo gjë vërehet nga postimet e tij në rrjetet sociale.

Kleo Hysi shkruan se e donte partneren më shumë se veten e tij dhe se kur dashuron më shumë seç duhet ;ëndohesh.

Këto janë tre postimet e tij në rrjetet sociale:

"Kur dashuron me shumë seç duhet lëndohesh me shumë me gjithë atë hec Kleo Hysi perpara mos u dorzo kurrë ne jetë"

"Nje zemër qe nuk te dhurone te njeten dashuri lere te shkoje mos e mbaj me forcë lamtumirë thuaji kesaje dashurie"

"Ne jeten time kam dashur nje persone me shum se veten time dhe e dua akoma por ka nja dy dite te fundit qe me qendrone large as me flet sa me shkruan nuk e kuptoi dote se ca ka j une te dua akoma ty po ti ca halli ke qe me qendrone large dhe e ftot ku gabova une me ty me thuaje o zemr qe ta di mos vall gabova qe te dua me shume se veten time"

 



Video