E rëndë në Tiranë, 17-vjeçari gjendet i mbytur në rezervuar

10 July 2022, 19:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E rëndë në Tiranë, 17-vjeçari gjendet i mbytur
Foto ilustruese

Një 17-vjeçar është gjetur i mbytur mbrëmjen e sotme në rezervuarin e fshatit Vrap.

Burime zyrtare bëjnë me dije se ai është gjetur pa shenja jete nga xhaxhai i tij. Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Ende nuk dihet identiteti i viktimës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Video