Aksident në Shkodër, plagoset rëndë adoleshenti

10 July 2022, 19:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident në Shkodër, plagoset rëndë adoleshenti
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin rrugor Shkodër – Mes.

Një 18-vjeçar duke drejtuar një motoçikletë, ka humbur kontrollin e drejtimit dhe për pasojë është përplasur me një shtyllë, duke mbetur i plagosur. Bëhet fjalë për shtetasin B. R. banues në fshatin Ura Shtrejt.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, në vendin e quajtur “Hot i Ri”. 18-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit


Video