Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Tre adoleshentë janë përleshur në qytetin e Vlorës, mbrëmjen e së hënës.
Si pasojë e sherrit është plagosur një 14-vjeçar, i cili ka shkruar sonte rreth orës 21:00 në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmë mjekësore.
Sipas policisë dyshohet se 14-vjeçari është dëmtuar me sende të forta, gjatë një konflikti të çastit me dy bashkëmoshatarë të tij.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 21:00, në spitalin e Vlorës, ka shkuar i dëmtuar një shtetas 14 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar me sende të forta, gjatë një konflikti të çastit me dy bashkëmoshatarë të tij.Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.