Sarandë, e reja denoncoi zhdukjen e tij, gjendet turisti polak

27 June 2022, 23:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Sarandë, e reja denoncoi zhdukjen e tij, gjendet turisti polak

Policia e Sarandës ka gjetur shtetasin polak Z.K i cili u raportua i humbur mbrëmjen e së hënë nga 29-vjeçarja polake D.R 29-vjeçe.

Policia bën me dije se gjatë kontrollit në det u gjet shtetasi polak Z.K i cili është në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për kërkimet e shtetasit polak Z. K, ju informojmë se si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit në det, u bë e mundur gjetja e shtetasit Z. K, i cili ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe po shoqërohet për në vendin e tij të akomodimit në Sarandë.


Video