Salsiçet “Wudy” me rrezikshmëri të lartë, drejtoresha e AKU-së: Shkoni tek mjeku nëse i keni konsumuar

21 September 2022, 14:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Salsiçet “Wudy” me rrezikshmëri të lartë,
Jeta Deda

Drejtoresha e Autoritetit të Kontrollit Ushqimor, Jeta Deda ka folur ditën e sotme, për produktin “Wudy” që u deklarua me rrezikshmëri të lartë në vendin tonë. Salsiçet “Wudy” kanë rezultuar se në përbërjen e tyre kanë një bakter patogjen që është shumë i rrezikshëm për shëndetin e njeriut.

Deda tha se të gjithë ata që e kanë blerë produktin duhet ta kthejnë në vendin që e kanë blerë, për të arritur grumbullimin e tyre sa më shpejtë. Njëkohësisht ajo tregoi se personat që kanë konsumuar produkte të tilla duhet të paraqiten në mjekun e familjes, pasi kanë pasoja të rënda në shëndet, shkruan tch.

“Konsumi i produkteve vlen vetëm për disa data dhe numër loti. Të gjitha autoritetet janë në terren për të bërë të mundur identifikimin dhe asgjësimin e produkteve. Kjo vlen për ndërgjegjësimin e importuesit dhe sot Drejtoria Rajonale e ka të lehtë gjurmimin e produktit. Janë pesë lloje produktesh me disa nënlote dhe data skadencash. Këto kanë pasoja serioze në shëndet”, deklaroi drejtoresha e AKU-së.

Deri më tani nuk dihet se sa është numri i produkteve që gjenden në pikat e shitjes brenda Republikës së Shqipërisë. Drejtoresha AKU-së deklaroi se i gjithë stafi është në terren ku po punon për gjetjen e të gjitha produkteve që rezultojnë me rrezikshmëri të lartë tek konsumatorët.


Video