Vetëm për 30 sekonda/ Del video e vjedhjes së argjendarisë në Sarandë, autori në arrest shtëpie

21 September 2022, 13:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vetëm për 30 sekonda/ Del video e vjedhjes së argjendarisë
 Ibrahim Duda

43-vjeçari që u arrestua sot në Sarandë pasi vodhi një sasi parash dhe disa bizhuteri në një dyqan rezulton të jetë Ibrahim Duda.

Ky i fundit është autori i plagosjes me thikë të dy vëllezërit adoleshentë, 16 dhe 18 vjeç ne prill te këtij viti në qytetin bregdetar.

Duda mesa duket kishte thyer edhe arrestin e shtëpisë pasi kjo masë sigurie i ishte vendosur për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Largësia e banesës ku duhet të qëndronte me masën arrest shtëpie Durda ishte 300 me argjendarinë. Ngjarja e ndodhur dje, ndërkohë që autori është identifikuar dhe arrestuar.

Video e marrë nga Report TV:




Video