Iu gjetën 2 tonë naftë kontrabandë në banesë, arrestohet 47-vjeçari në Kashar

21 September 2022, 11:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Iu gjetën 2 tonë naftë kontrabandë në banesë,

Policia në Tiranë ka arrestuar një  47-vjeçar të cilit iu gjet një sasi e konsiderueshme nafte të kontrabanduar në banesë.

Bëhet e ditur se në pranga u vu A. H., 47 vjeç, banues në Kashar pasi në ambientet e jashtme të banesës së tij u gjet një depozitë metalike, e mbushur me 2000 litra naftë, të dyshuara të kontrabanduara.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 47-vjeçari e mbante naftën e kontrabanduar, me qëllim tregtimin e saj.


Video