Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Rusja Svetlana Timofeeva e arrestuar për sulmin në uzinën ushtarake të Gramshit është dërguar në spitalin e burgut për arsye shëndetësore.
Ende nuk dihet se cilat janë shkaqet që 33-vjeçarja ka kërkuar që të qëndrojë në spitalin e burgut.
Ndërkohë që për të ruajtur Timofeeva është dërguar një grup sigurie nga burgu i grave.
Timofeeva u la në burg nga gjykata e Elbasanit pasi dyshohet për spiunazh.
Policia po heton shkaqet e futjes së dy rusëve dhe një të riu ukrainas në uzinën e armëve në Gramsh. Ata dyshohet se janë pjesë e një rrjeti spiunazhi, megjithatë i kanë hedhur poshtë akuzat duke u prezantuar si blogerë.