Vrasja e dyfishtë në Tiranë, policia jep detajet zyrtare (VIDEO)

30 August 2022, 17:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrasja e dyfishtë në Tiranë, policia jep detajet zyrtare (VIDEO)
Vrasja ne Tirane

Policia e Tiranës ka dhënë informacion zyrtar për ngjarjen e rëndë që tronditi pasditen e kësaj të marte kryeqytetin, ku vëllai vrau me armë zjarri vëllanë dhe kunatën.

“Më datë 30.08.2022, në rrugën “Islam Alla”, dyshohet se si pasojë e një konflikti familjar, shtetasi A. M., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt vëllait të tij shtetasit D. M., 44 vjeç, dhe një shtetaseje tjetër, ende të paidentifikuar, (dyshohet bashkëshortja e shtetasit D. M.) të cilët si pasojë kanë ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kontrollin e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

 


Video