
Mediat ditën e sotme shkruanin se gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka liruar nga qelia ish-drejtorin e Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi. GJKKO pranoi kërkesën e avokatit për lirim për shkak se i kanë mbaruar afatet e dënimit.
Vetë avokati i ish-drejtorit të Radio Televizionit Shqiptar me anë të një postimi në Facebook, ka reaguar duke thënë se Thoma Gëllçi nuk ishte në burg por në paraburgim. Sipas avokatit Dorian Matlija, Thoma Gëllëi nuk është akuzuar asnjeherë për shkelje të barazisë së shtetasve në tendera apo ankande publike.
Reagimi i avokatit:
1. Thoma Gellci nuk u lirua nga burgu, por nga paraburgimi. Ai vazhdon ende te prezumohet i pafajshem dhe eshte i bindur qe ky do te jete rezultati final i gjyqit ndaj tij. Ajo qe perfundoi sot ishte koha e paraburgimit dhe do vijoje gjyqin ne gjendje te lire.
2. Thoma Gellci nuk eshte akuzuar asnjehere per shkelje te barazise se shtetasve ne tendera apo ankande publike. Lajmi ne disa media eshte i pavertete.
3. Gjykata e Posacme e shkalles se pare nuk ka zbardhur ende as vendimin e saj, megjithese kane kaluar pothuajse tre muaj. Askush nuk di se cfare gjykata do shkruaje aty, por nje gje eshte e sigurte, qe gjykata nuk pati kohe fizike per te lexuar dosjen. Ne qe e lexuam dosjen do e vazhdojme gjyqin ne shkallet e tjera dhe jemi ende larg nje vendimi final.