Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus

Me bosin e kriptomonedhave turk, Faruk Fetih Ozer, ishte përveç nipit të Armand Dukës, Edevaldo Haxhiu, dhe Briken Shkëmbi, 36 vjeç, banues në Tiranë.
Faruku u arratis nga Turqia me 2 miliardë dollarë që ua vodhi punonjësve të kompanisë së tij. Themeluesi i Thodex, Faruk Fatih Ozer u arrestua nga policia shqiptare në Palasë të Himarës e bashkë me të u arrestua edhe Edevaldo Haxhiu, nipi i presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka që akuzohet se e ndihmonte të shumëkërkuarin që t’i fshihej autoriteteve.
Në shoqërinë e tyre –thonë burimet policore - ishte dhe një person i tretë, i arrestuar, shqiptar nga Tirana, Briken Shkëmbi, 36-vjeç.