Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Detaje të tjera kanë dalë në lidhje me aksidentin në aksin Fier-Vlorë ku humbi jetën një fëmijë 6 vjeç.
Duke qenë se vinin nga Turqia, familja ka udhëtuar gjithë natën për të mbërritur në Vlorë.
Në Panaja, drejtuesin e ka zënë gjumi në timon duke bërë që makina të dalë nga rruga. Makina është përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës.
Për pasojë, fëmija 6 vjeç ka humbur jetën, ndërsa prindërit dhe e motra ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ata po marrin ndihmën mjekësore në urgjencën e spitalit të Vlorës pasi plagët e marra në trup janë të shumta.