“Hape derën”/ Gruaja e la, si lezhjani i vrau babanë e vëllanë ish bashkëshortes (DETAJE)

30 August 2022, 09:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Hape derën”/ Gruaja e la, si lezhjani i vrau babanë e
Besnik Pjetri

Lezha u trondit nga një vrasje e dyfishtë, ish-dhëndri vrau ish-vjehrrin dhe kunatin në fshatin Grykë e Zezë.

Besnik Pjetri në mbrëmjen e djeshme shkoi në banesën e Pjerin Perjakut, sapo i hapn derën ai qëlloi me armë duke lënë të vdekur ish-vjehrrin dhe djalin e tij Gent Perjaku.

Policia deklaron se shkak ishte bërë divorci i çiftit që Pjetri nuk e pranonte duke sjellë dy viktima, babë e bir sapo ishin kthyer sonte nga Italia.

Fqinjët e Pjerin Përjakut dhe Gent Përjakut (babë e bir) të cilët u vranë më armë zjarri nga ish-dhëndri, kanë treguar se babë e bir jetonin e punonin prej 20 vitesh në Itali.

‘Na thanë është bërë nami i zi. Janë vendali të ka hershëm’- u shpreh një fqinje.

‘Ka disa vjet që kanë ikur në Itali. Mbrëmë më duket se ka ardhur. Më ka ardhur shumë keq se e kam pas shumë dashamirës. Kanë jetuar në Itali për nja rreth 20 vjet. Ka pas ardhur i shkreti, ka qenë person i papamë si familje, taksirati të gjen.’- u shpreh një fqinj tjetër.


Video