Vrau babë e bir në Lezhë, ky është Besnik Pjetri. Kishte 6 vite që ishte divorcuar nga gruaja

30 August 2022, 09:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrau babë e bir në Lezhë, ky është Besnik Pjetri.
Besnik Pjetri

Ky është Besnik Pjetri, i cili vrau me armë zjarri mbrëmjen e kaluar ish-vjehrrin e tij dhe kunatin, Pjerin e Gent Përjaku.

Besnik Pjetri nga fshati Troshan, ishte baba i dy vajzave dhe prej 6 vitesh ishte i divorcuar nga bashkëshortja.

Gjatë kësaj periudhe, ai kishte patur konflikte të vazhdueshme me ish-gruan dhe me familjen e saj. Madje ai ishte denoncuar edhe nga ish-gruaja për dhunë në Itali, ku edhe ka bërë 2 vite burg.



Video