Me vaj kanabisi dhe lëndë narkotike në automjet, arrestohet ish-polici në Kuçovë

29 August 2022, 22:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Me vaj kanabisi dhe lëndë narkotike në automjet, arrestohet
Ilustrim

Një ish-polic ka rënë në prangat e policisë mbrëmjen e së hënës në qytetin e Kuçovës.

49-vjeçari Sokol Dardha është kapur gjatë një aksioni policor në lagjen “1 Maji” të qytetit dhe droga ju gjet gjatë kontrollit të ushtruar nga inspektorët e antidrogën në automjetin e tij, tip “Ford”.

Mësohet se policia ishte njoftuar në rrugë operative për veprimtarinë e tregtimit të lëndëve narkotike që ky shtetas ushtronte prej disa kohësh në qytet.

Mësohet se në makinën e Dardhës policia gjeti dhe sekuestroi 10 doza lënde narkotike dhe vaj hashashi.

Dardha ka punuar në Policinë e Shtetit deri në vitin 1997.


Video