Artan Hoxha: Martinaj bleu vila në Surrel përballë Ramës, u mor si lloj sfide

29 August 2022, 17:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Artan Hoxha: Martinaj bleu vila në Surrel përballë Ramës, u
Foto ilustrim

Artan Hoxha zbuloi sot në një intervistë se Ervis Martinaj kishte blerë para pak vitesh dy vila përballë shtëpisë së Edi Ramës në Surrel, dhe se ai ishte vendosur aty.

Në intervistën për ABC News, Hoxha zbuloi se i kishte thënë vetë Martinajt se me atë rrugë të ngushtë që kalon nëpër fshatin Surrel, eskorta e tij mund të përplasej me atë të kryeministrit.

Sipas Hoxhës, ky veprim i Martinajt u mor si sfidë.

“Martinaj ka katër fëmijë, tre vajza dhe një djalë dhe duke qenë se i ka në një shkollë në atë zonë ka blerë dy vila përballë shtëpisë së kryeministrit në Surrel. Me sa kam informacion unë ai kishte bërë përpjekje të blinte edhe tokë në atë zonë. Unë madje kam folur me punonjës të gardës, madje ia kam thënë edhe Ervis Martinajt. Sepse ai lëvizte me eskortë.

‘Ajo rruga është e ngushtë, ti me eskortë, ai me eskortë, do përplaseni’ i kam thënë. Fakti që shkoi aty, mu përballë u mor si një farë sfide”, tha Hoxha.

Ndërsa foli gjatë për fatin e Ervis Martinajt, Artan Hoxha u shpreh se beson se organizimi kriminalo-policor-politik që i ishte vënë Martinajt pas kishte arritur ta kapte atë, dhe se zhdukja e tij nuk ishte e inskenuar.

 

 


Video