I qetë, hap derën dhe nxjerr armën… pak çaste më pas largohet po qetësisht! Vrasja e dyfishtë në Tiranë, dalin pamjet
Vox News ka siguruar videon e momentit tronditës kur Arsen (Hamza) Muskurti ka ekzekutuar vëllanë e tij së bashku me bashkëshorten e tij.
Pamjet e siguruara nga Vox News janë kapur nga kamerat e sigurisë.
38-vjeçari, siç mund të shihet, vjen duke ecur normalisht dhe në momentin që hap derën e agjencisë së vëllait të tij dallohet teksa nxjerr armën që e ka në brez, nga pas.
Kalojnë pak çaste dhe ai del. Largohet qetësisht, sikur nuk kishte ndodhur asgjë, ndonëse sapo i kishte marrë jetën vëllait dhe kunatës, Alban dhe Nora Muskurtit, prindër të 3 fëmijëve.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e kësaj të marte në rrugicën “Islam Alla”.
Hetuesit thonë se ata kanë qenë prej kohësh në konflikte të vazhdueshme. Dyshohet shkak për ngjarjen dyshohet të jetë bërë diskutimi mes dy vëllezërve për pronësinë e biznesit, agjenci udhëtimesh, të cilin e kishin drejtuar bashkë deri në vitin 2018.
Ndërsa, në profilin e tij në Facebook, autori i krimit Arsen Muskurti, profil të cilin e kishte me emrin Hamza Muskurti, akuzonte vëllanë dhe kunatën se kryenin veprime përndjekëse ndaj tij.