Alban Muskurti 44 vjeç dhe Nora Muskurti janë viktimat e ngjarjes së rëndë të ndodhur pasditen e kësaj të marte në Tiranë. Ata u qëlluan për vdekje nga vëllai i viktimës, Hamza Muskurti, i cili njihet dhe me emrin Arsen Muskurti.
Ngjarja tragjike ndodhi në zonën e Myslym Shyrit në Tiranë.
Një konflikt i vazhdueshëm për pronën duket se është bërë shkak për ngjarjen e rëndë në rrugën “Islam Alla” në zonën e "Myslym Shyrit" ku vëllai vrau me armë zjarri vëllanë dhe kunatën.
Autori i vrasjes është Arsen Muskurti, njihet dhe me emrin Hamza Kastrati, ndërsa viktimat janë Dritan Muskurti dhe Nora Muskurti.

Dy vëllezërit administronin së bashku një biznes, agjenci turistike në zonën e "Myslym Shyrit".
Pikërisht për këtë biznes duket se ata ishin në një konflikt prej kohësh.
Vrasja ka ndodhur pranë kësaj agjencie.