Autori i dyshuar i vrasjes së dyfishtë në Tiranë është një i njohur i Shefqet Kastratit.
Në Facebook, ku është regjistruar në një llogari me emrin Hamza Muskurti, ai ka publikuar një foto me Kastratin duke iu drejtuar me "Dajosh".
"Me lalën e shtrenjtë. Zoti i dhëntë jetë të gjatë e punë të mira. Respekte Dajosh, krenar për ty", shkruan ai në foto.
Fotoja është publikuar prej tij më 22 gusht.
Arsen Muskurti, njohur edhe si Hamza Muskurti dhe Hamza Kastrati dyshohet se vrau vëllain dhe kunatën. Sherri mendohet se ka nisur nga rrjetet sociale, ku Muskurti besonte se kunata e tij qëndronte pas një profili që e akuzonte për lidhje jashtëmartesore.
Autori u arrestua pak pas ngjarjes dhe në operacion u përfshinë edhe forcat RENEA, pasi kishte dyshime se ai ishte ekstremist fetar.