Rrugët vazhdojnë të marrin jetë, aksident me vdekje në Fier

6 April 2023, 21:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rrugët vazhdojnë të marrin jetë, aksident me vdekje në
Foto ilustruese

Një aksident me vdekje është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjte pranë kthesës së Patosit në Fier.

Burime bëjnë me dije se një 63-vjeçar me makinë të tipit ‘Benz’ ka përplasur një person që po udhëtonte me biçikletë. Ende nuk dihet identieti i viktimës.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e viktimës.

Njoftimi

Rreth orës 20:30, në vendin e quajtur “Kthesa e Patosit”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A. A., 63 vjeç, ka përplasur një shtetas rreth 50 vjeç, ende të paidentifikuar, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasi A. A. u shoqërua në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.


Video