Furgoni me nxënës del nga rruga në Bulqizë, 5 fëmijë përfundojnë në spital

6 April 2023, 15:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Furgoni me nxënës del nga rruga në Bulqizë, 5
Foto ilustruese

Një furgon që transportonte nxënës shkolle është aksidentuar ditën e sotme në Bulqizë. Nga të dhënat e para mësohet se 5 prej tyre kanë përfunduar në spital, si dhe drejtuesi i mjetit.

Mësohet se furgoni ka qenë duke dërguar nxënësit e shkollës profesionale për praktikë në minierën e Bulqizës. Mësohet se drejtuesi i furgonit që transportonte fëmijë ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:20, në aksin rrugor rural që lidh qytetin e Bulqizës me zonën e antenave. Për pasojë, kanë mbetur të dëmtuar, jashtë rrezikut për jetën, drejtuesi i automjetit, me incicialet Xh. S., si dhe nxënësit E. P., A. C., Xh. P., E. D. dhe B. V. (pasagjerë në këtë furgon).

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


Video