Rrëzohet nga ballkoni në Shëngjin, i riu dërgohet me urgjencë te Trauma!

20 July 2025, 19:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rrëzohet nga ballkoni në Shëngjin, i riu dërgohet me

Një i ri 23-vjeçar ka rënë nga lartësia e një ballkoni në plazhin e Shëngjinit.

Raportohet nga policia se R.I., ra aksidentalisht dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar.

Sakaq, po vijojnë hetimet e grupit hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Njoftimi:

Rreth orës 17:40 në ambientet e një hoteli në Shëngjin, dyshohet se ka rrëshqitur aksidentalisht dhe ka rënë nga lartësia (ballkoni), shtetasi R. I., 23 vjeç, banues në Burrel, pushues në Shëngjin.

23-vjeçari është transportua në Spitalin e Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.


Video