Po shembte një mur rrethues në banesën e tij, 51-vjeçari bllokohet poshtë gërmadhave, ndërron jetë

20 July 2025, 14:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Po shembte një mur rrethues në banesën e tij, 51-vjeçari
Foto ilustruese

Një 51-vjeçar ka gjetur vdekjen sot në banesën e tij, në fshatin Kutalli, në Njësinë Administrative Kutalli në bashkinë Dimal.

Mësohet se 51-vjeçari Altin Hajdari ka qënë duke shembur një mur rrethues në banesën e tij dhe muri është rrëzuar dhe e ka zënë poshtë.

Menjëherë familjarët e kanë transportuar 51-vjeçarin drejt Spitalit Rajonal Berat por mjekët e spitalit konfirmojnë se ai mbërriti pa shenja jete.

Trupi i tij është transportuar drejt Repartit të Morgut, ku do i nënshtrohet autopsisë mjeko-ligjore. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të DVP-së Berat, që po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje aksidentale.


Video