Iu zbulua punishte silenciatorësh/ 30-vjeçari 'kyç gojën' para hetuesve, nuk tregon bashkëpunëtorët!

20 July 2025, 16:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Iu zbulua punishte silenciatorësh/ 30-vjeçari 'kyç
Tiranë: Haxhi Nezaj

Haxhi Nezaj, 30-vjeçari i cili u arrestua një ditë më parë në Tiranë, me punishte për prodhimin e silenciatorëve, ka refuzuar të flasë përpara hetuesve.

Nezaj nuk ka dhënë detaje të bashkëpunëtorëve të mundshëm. 

Arrestimi i tij gjatë operacionit të koduar “Punishtja”, të organizuar nga Komisariati Nr. 6 në bazë të informacioneve operative.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij, efektivët gjetën dhe sekuestruan një armë tjetër zjarri të tipit pushkë, municion luftarak, doza kokaine si dhe sende të tjera të kundraligjshme.

Në vijim të veprimeve, pranë banesës së Nezajt u zbulua një punishte që dyshohet se përdorej për prodhimin e silenciatorëve për armë të ndryshme, të cilat më pas ai dyshohet se ua shiste personave të përfshirë në veprimtari kriminale, përfshirë krime kundër personit dhe pronës.


Video