Rinisin fluturimet në aeroportin e Rinasit pas dy orë ndërprerje për shkak të motit të keq

30 August 2025, 14:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rinisin fluturimet në aeroportin e Rinasit pas dy orë ndërprerje
Rinas

Pas një stuhie që përfshiu Shqipërinë mesditën e së shtunës, fluturimet në aeroportin e Rinasit kanë rinisur, pasi u ndërprenë për afro dy orë.

Për shkak të motit të keq dhe kushteve të rënda atmosferike, skuadra e aeroportit të Tiranës pezulloi përkohësisht operacionet në pistë.

Tashmë puna në aeroport vijon normalisht.

Madje, disa avionë po ulen pa problem në Rinas me destinacion aeroportet e vendeve fqinje.

 

 


Video