Moti i keq në Tiranë, ekipet e Bashkisë në terren për menaxhimin e situatës

30 August 2025, 14:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Moti i keq në Tiranë, ekipet e Bashkisë në terren për
Moti i keq në Tiranë, ekipet e Bashkisë në terren për menaxhimin e situatës

Tirana dhe disa zona të vendit janë përfshirë nga reshje shiu gjatë ditës së sotme.

Përballë kësaj situate, strukturat e emergjencës të Bashkisë së Tiranës, së bashku me grupet e tjera në terren, po punojnë me intensitet për të shmangur problematikat që mund të shkaktohen nga sasia e lartë e ujit.

Megjithë intensitetin e reshjeve, rrjeti i kanalizimeve ka bërë të mundur largimin e ujërave, duke siguruar që qarkullimi i mjeteve dhe lëvizja e qytetarëve të mos pësojnë pengesa.

Siç dëshmohet edhe nga pamjet në terren, punonjësit e Bashkisë janë të pranishëm pranë kryqëzimeve dhe akseve kryesore të Tiranës, duke ndërhyrë për të mbajtur situatën nën kontroll.



Video