Ish-kryeinspektori i IMT në Durrës, Ardian Halili është lënë sot në burg nga gjykata.
Ai u arrestua pasi kishte ndërtuar pa leje një resort luksoz të quajtur “Saint Michelle Residence” në Kepin e Rodonit.
55-vjeçari akuzohet për “Ndërtim i paligjshëm me qëllim përfitimi”, “Korrupsion i zyrtarëve të lartë” dhe “Shpërdorim i detyrës” për resortin e ndërtuar nga viti 2018 deri në vitin 2021, kohë kur Halili ishte edhe në krye të IMT.
Resorti u shemb pasditen e së premtes me shpërthim të kontrolluar, vetëm dy ditë pas arrestimit të tij nga policia e Durrësit.
Gjykata caktoi masën e sigurisë për Halilin, çështja e të cilit ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik për shkak të përmasave të ndërtimit pa leje, abuzimit me detyrën dhe aferave të mundshme korruptive.