Vatër zjarri në fshatin Vajzë, flakët po përhapen pranë banesave. Kërkohet ndihmë nga autoritetet (VIDEO)

30 August 2025, 10:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vatër zjarri në fshatin Vajzë, flakët po përhapen
Vatër zjarri në fshatin Vajzë

Një vatër aktive zjarri është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në fshatin Vajzë të bashkisë Selenicë.

Zjarri është në një distancë të shkurtër nga banesat duke bërë që rreziku për to të jetë konstant.

Për shkak të kushteve atmosferike flakët po përhapen teksa bëhet e pamundur shuarja e tyre edhe për shkakun se bashkia Selenicë disponon vetëm dy mjete zjarrfikëse duke mos përballuar dot situata të tilla.


Është kërkuar ndihmë dhe mbështetje nga zjarrfikësja e Vlorës për përballimin e situatës.

Dyshohet se sërish kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme.


Video