Reagimi i ShBA për lirimin e Tahirit, shpërthen Ylli Manjani: Antikushtetuese! A e uroi Yuri Kim, Tom Doshin?

2 June 2023, 18:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Reagimi i ShBA për lirimin e Tahirit, shpërthen Ylli Manjani:
Ylli Manjani dhe Saimir Tahiri

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka folur në emisionin “Zona Zero” në Top Neës, në lidhje me lirimin nga burgu të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Manjani deklaroi se që prej fillimit ka qenë kundër modelit të ndëshkimit të Tahirit, që sipas tij, është bërë “kokë turku” për drejtësinë e re. Ai tha se dënimi i ish-ministrit ka qenë i pamotivuar dhe pa prova.

Në lidhje me reagimin e ambasadës amerikanë për lirimin e Tahirit, Ylli Manjani ka reaguar ashpër pasi sipas tij, ShBA nuk i ka investuar lekët për të ndërhyrë në çështjen e drejtësisë.

Ai deklaroi se kërkesa e ambasadës për të kërkuar dokumentet e procesit të lirimit të Tahirit është antikushtetuese që duhet refuzuar.

"Tahiri model i ndëshkimit të padrejtë, është dhënë me konsesion për drejtësinë e re. Është dënuar në mënyrë të sforcuar, gjë që ka ulur pjacën në SPAK. Dënimi i tij ka qenë i pamotivuar. Pavarësisht opinioneve që kemi për Tahirin si ish-ministër apo politikan, pasi kjo është bolshevike. Unë e mbështes Tahirin për ta çmontuar këtë model, sepse publiku duhet të jetë i interesuar që modeli i dënimit pa prova dhe me gjyq popullor duhet të çmontohet.

Në Shqipëri janë rreth 50 ambasada të huaj, të cilat kanë marrëveshje korrekte për të mbrojtur interesat e shtetit të tyre që kurrën e kurrë nuk duhet të hyjnë në shtetin shqiptar. Nëse ambasadori rus duhet të kërkonte prova dhe dokumente çfarë duhet të bënim ne, ligjërisht është njësoj. Zero të drejta. Është një kërkesë antikushtetuese që duhet refuzuar me neveri. Çfarë logjike është kjo. Ky është një logjikë e një shteti karagjoz që pranon këto. ShBA nuk ka hedhur para që të ndërhyjë në proceset gjyqësore. Dhe së fundmi, a e ka uruar zonja Kim zotin Tom Doshi për fitoren në zgjedhje?" u shpreh Ylli Manjani


Video