Kaloi 4 ditë më parë vetingun , kush është gjyqtarja që liroi nga burgu Saimir Tahirin

2 June 2023, 17:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kaloi 4 ditë më parë vetingun , kush është gjyqtarja
Matilda Fetau

Vendimin i sotëm për lirimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri nga qelia e burgut e ka marrë gjyqtarja e Elbasanit, Matilda Fetau.

Dy ekspertiza mjeko-ligjore bindën gjykatëse për ta pranuar kërkesën e Tahirit për lirimin e tij dhe vendosi që pjesën e mbetur të dënimit prej 1 viti e 8 muaj e 15 ditë do ta kryejë në shtëpi.

Në njërën prej ekspertizave mjeko-ligjore, thuhej se Tahiri ka probleme shëndetësore. Ndërsa në akt-ekspertizën e dytë, shpjegohet se bashkëshortja e ish-ministrit nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe për pasojë, nuk ka kush të kujdeset për fëmijët. 

Ndërkohë, situata për familjen e tij është rënduar sipas avokatëve të Tahirit është rënduar dhe nga vdekja e babait të ish-ministrit pak kohë më parë.

Po kush është gjyqtarja Matilda Fetau?

Matilda Fetau kaloi procesin e vettingut 4 ditë më parë. Ajo u përball të hënën me 29 Maj me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, ku dha shpjegime për barrën e provës së pasurisë.

Procesi i vetingut për gjyqtaren Fetau u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Roland Ilia, me relatore Suela Zhegun dhe anëtare Genta Tafa Bungo. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Willem Brower.

Analiza financiare e gjyqtares Fetau ka rezultuar me bilanc pozitiv, kështu në përfundim, gjyqtarja Matilda Fetau u konfirmua në detyrë nga trupa e KPK.

Matilda Fetau përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2015 dhe pas një periudhe stazhi u emërua në Gjykatën e Rrethit Elbasan, ku vazhdon ta ushtrojë edhe aktualisht funksionin.


Video